Futboll

Nuhiu: Analizuam mirë kundërshtarin dhe e kufizuam në mundësitë për shënim

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu u shpreh i kënaqur me fitoren e realizuar, teksa ka edhe një mesazh për futbollistët e tij.

“Futbollistët ishin shumë të përqendruar. Kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe e kufizuam në mundësitë për shënim. Menaxhuam mirë ndeshjen edhe pas dy golave të realizuar dhe nëse iu qasemi ndeshjeve në këtë mënyrë, atëherë nuk do të kemi problem ta mposhtim çdo kundërshtarë”, deklaroi Ardian Nuhiu.

Më pas tekniku shkupjan foli edhe për ndeshjen e radhës, të cilën gjilanasit do ta zhvillojnë në udhëtim ndaj Prishtinës.

“Kemi shumë futbollistë të lënduar. U detyruam të bënim ndërrime të detyrueshme. Por, unë llogaris në të gjithë futbollisët. Ndeshjen e radhës e kemi pas tre ditësh dhe shpresoj që deri atëherë disa nga lojtarët tanë do të rikuperohen”, deklaroi Nuhiu.

You Might Also Like