Libri

Nuhi Ismajli dhe vepra tregimtare e tij “Ëndrra”

Shkruan: Tefik Selimi

Autori i veprës “Ëndrra”, na mungon. Ai ka shkuar tash e shtatë muaj në botën e përjetësisë. Por, ky autor, që na mungon, është i “gjallë”, sepse, pas vete ka lënë disa vepra letrare e studimore. Ky është Nuhi Ismajli, studiues e krijues i zellshëm i artit letrar. Sa ishte gjallë, Nuhi Ismajli, tash i ndjerë, botoi 7 vepra me studime dhe një vepër me tregime. Veprat e tij janë: “Nga vlerat e traditës”(2000), “Kureshtje letrare” (2001), “Aktualizime letrare” (2009), “Vepra e Gjon Buzukut” (2010), “Përsiatje letrare” (2012), “Shqetësimet sociokulturore” (2014) si dhe vepra e fundit e tij me tregime, e cila është botuar ditë më parë me titull “Ëndrra”pas vdekjes së tij.

Kjo vepër me tregimime e Nuhi Ismajlit, gjilanas, ngërthen në vete 7 tregime dhe një studimi i veçantë i tij që e ka shkruar për veprën “Një prozë religjoze” që bën fjalë për prozën e gjatë të Mitrush Kutelit “E madhe është gjëma e mëkatit… Tat Tanushi i Bubudimës”. Vepra është një art që ka “shije” e përmbajtje të qëlluar artistike. Këto tregime të kësaj vepra janë “rrëfime” të shkurtëra dhe paraqesin aktualitetin tonë.

Gati të gjitha tregimet, N. Ismajli i ka botuar në disa revista e gazeta shqipe këtu në Kosovë dhe shtypin e Tiranës, si në gazetën “Nacional” e ”Dija” etj. Por, ka edhe tregime që janë shpërblyer në Konkursin letrar “Flaka e janarit” në Gjilan. Veprës në fjalë i prinë tregimin i parë me titull “Sahara”. Një tregim që kaformën e shkurtër të “rrëfimit”, ku nga shtjellimi i brendshëm ka “ngjarje” të njohura për publikun e për autorin.

Në këtë tregimi të duket se autori po flet me dikë apo po i rrëfen lexuesit se po ngjan diçka në mesin tonë. Këtu autori paraqet dilemën rreth pagëzimit të fëmijëve me emra. Është fjala për femrën që ka merin Sahara. Ajo është vajzë e bukur, por fëmijët e quajnë këtë emër si shkretëtirë, vend i thatë, pa vlerë. Por, ajo nuk ishte e tillë si e quajnë jo Saharë, por Lulishte. Ajo është e mençur dhe e bukur. Por, fundi vjen se shokët nuk e përbuzin emrin e femrës Saharë, por i thonë “ ti je Lulishtë!” Pra, emri, sipar autorit nuk të bënë të jetë i dosido, por, me rëndësi të jetë vlera e njeriut.

Pason tregimi i N. Ismajlit “Ëndrra”që titullohet edhe veprën e autorit. Në këtë trgim autori flet për Idriz Seferin, kreshnikun e Karadakut. Ai burgoset 101 vjet në bugun e Nisht. Burgosen edhe shumë luftëtarë të tjerë, por jo 101 si ky. Ky trim i Karadakut kishte parë ëndërr. Ëndrra e tij është se si një ka do të arrijë në ato lartësi të maleve, mu atëherë kreshniku do të lirohet nga burgu. Shokët qeshin për ëndrrën e parë të kreshnikut. Vjen koha dhe Kreshniku e përsërit frazën “Veç ymytin s’e shes kurrë!”.

Kalojnë vitet. Kreshniku dergjet në burg. Arrin koha kur fshatarët, si nje, ngriten në kryengritje për t’i hapur dyert e burgut ky gjendet udhëhesi i tyre. Ëndrra e Idriz Seferit bëht realitet. Dhe, shtonte, xha Idrizi: “Krejt t’i japi, por ymytin nuk ta japi”. Ai lirohet nga burgu dhe fillon luftën kundër okupatorit të kohës.

Këtu tema e tregimit është “krijuar” nga këngët dhe tregimet për Kreshnikun e Karadakut. Është temë që shume autorë e kanë krijuar edhe vepra të ndryshme letrare e artistike. Tregimi është i shkurtër dhe ka një artikulim të thellë poetik artistik.

Tregimi më i kryesor i kësaj vepre është “Shishja”. Një tregim i fuqishëm dhe fort i ngjeshur në mënyrën letrare e artistike. Këtu rrëfehet një ngjarje e ndodhur para luftës së fundit në Kososvë, e cila e shpërfaq “rastin” Gj. Martinoviq në Gjilan. Ky pesonazh është bërë edhe temë e veprave letrare. Pse jo? Si gjithëmonë, pushteti serbe i një kohe, ka bërë skenarë të ndryshëm për ta njollosur popullin liridashës kosovar. Skenarët kanë qenë të përgaditur nga kuzhina shoviniste serbe. Jo vetëm kaq.

Kjo ngjarje e një kohe jo aq të largët, ka “ndodhur në Arat e Livoçit. Mu te çeshmja e Livoçi, si shton autori. Serbi, Gj. Martinoviq e fut shishen e birrës në b… për ta ndjerë kënaqësinë e vet. Por, nga kjo, ai shkakton gjakderdhje. Ky lajm përëhapet se “ … e kanë kapur me forcë (Gj. Martinoviq) dhe e kanë zhveshur dhe ia kanë futur shishen, me nder me thënë, në zorrën e trashë” f.31). Ky pesonazh bëher “martir” i kësaj kohe. Madje edhe i shenjtë, sipas kundërshtarëve të regjimit shovinist serb.

Meqenëse gjendja e Gj. M. bëhet serioze, kërkohet ndihmë. Ai shkon në spital dhe fillojnë t’i akuzojnë shqiptarët se janë kriminela. Bëhen shpifje më të ndryshme ndaj shqiptarëve. Merren masa, organizohen mbledhje ku dëshkohet masa e popullit tonë nga vetëkënaqsia e serbit të dehur. Por, e vërteta, më në fund, del në shesh se ai qe njeriu që e deshi një veprim të tillë për ta akuzuar krejt masën tonë shqiptare. Por, e vërteta vonon, por ajo një ditë del në shesh. Është ky një tregim që e ka “rrëfyer” autori në mënyrë artistike ngjarjen e ndohhur, e cila e ka shokuar botën njerëzore.

Edhe tregimet të tjera të këtij autori, siç ajnë:”Rrëfimi në dy kohë”, “Shkova në pyll “Tregimi i njeriut që qeshtje”, “Fajtori”, janë tregime mjaft tërheqëse dhe nxitin tek lexuesit kurreshtjen për t’i lexuar e shijuar ato. Edhe në këto tregime ka ngjarje, ka reflektime të jetës së përditshme, të cilat ngjarje autori i ka rrëfyer me intuitën e tij prej krijuesi e studiuesi. Stili i autorit është i rangut të disa autorëve krijues. Fjalia e tij është e shkurtër dhe dialoguese.

Pra, krejt këtë “yrrnek” për vek e ka bërë arti i autorit i vënë në shërbim të veprës. Sidomos, tri tregimet që i vumë në pah janë kulmore dhe qëndrojnë lart në përmbatjen e paraqitjes së syzheut të këtyre tregimeve. Mandej, në tregime të N. Ismajlit, ka fuqi arti, ku njeriu (shkrimari) e shijon të bukurën apo të shëmtuarën në këndin e vet. Edhe filozofi i madh grek, Platoni, duke folur për artin, ka shtuar se, arti është “imitim i realitetit apo natyrës”.

Edhe tregimet e N. Ismajlit janë forma artistike “imituese” të ngjarjeve të ngjara në mes nesh e afër nesh. Ato krijuesi i ka bërë me anë të qëndisjes së fjalëve, që nuk janë gjë tjetër, pos natyrë e shkrimit rrëfyes. Me artin e shkrimit, autorët i japin “fuqi” të madhërishmes. Kjo është e vërtetë. Nuk ka “send” që nuk emitohet apo nuk përshkruhet. Kjo përkon me mendimin se, çdo gjë që është në natyrë, gjendet edhe në shpirtitn e artistit (njeriut).

Andaj, tregimet në fjalë nuk janë të rëndomta apo të një natyre “tjetër” të leximit e interpretimit të tyre, por janë tregime mjaft artistike e aktuale që e shpërfaqin realitetin e sotëm shqiptar. Autori, N. Ismajli, duke njohur ambientin dhe rethin e qytetarit tonë, ai me artin e bukur, këto “rrëfime” artistike në prozë i ka trajtuar dhe i ka shpërfaqur si dukuri të një kohe të përjetuar. Kjo është “bukuri” e artit, e cila është e stolisur me “rrëfime” të bukura, të cilat janë joshëse për të gjithë lexuesit tanë. Vepra në fjalë ka 91 faqe tekst./Tefik Selimi

Legjenda: Ballina e veprës në fjalë

You Might Also Like