Libri

Njëmijë diej vezulluan në Gjilan

 

Klubi i Leximit në Gjilan, që nuk ka shumë kohë që është formuar, dje në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” mbajti takimin e parë. Klubi është formuar në bashkëpunim me një grup tjetëë te quajtur “Maniake t’leximit” dhe planifikojnë që të mblidhen një herë në muaj të diskutojnë mbi një libër të caktuar të cilin e zgjedhin paraprakisht. Për të qene sa më afër lexuesve dhe për qasje më të lehtë të informatave është formuar edhe grupi në rrjetin social facebook “Klubi i Leximit – Gjilan”. Diskutimi u hap me thënien “Lexoni atë çka keni pasion, pasi vetëm kështu do ta keni më të lehtë ta duroni dhimbjen e ekzistencës,, nga Ernesto Sabato. Ndërsa libri që diskutuan është “Një mije diej vezullues” nga Khaled Hosseini. Së shpejti pritet të caktohet libri dhe data e takimit te ardhshëm. Në fund të takimit u shpërndanë disa libra të cilat ishin dhuratë nga libraria ABC.

Plarentinë Zejnullahu

You Might Also Like