Futboll

Një ekip rus i del përpara Gjilanit

Antalia, 20 Janar 2020-Skuadra e Gjilanit po vijon përgatitjet në qytetin e Antalias në Turqi, vend ku dje djelmoshat e skuadrës së Gjilanit të drejtuar nga Gentian Mezani, zhvilluan miqësoren e parë në tokën turke kundër Neftchi Kochkor, të cilën e fituan me rezultat 1 me 0.

Ekipi i Gjilanit këtë të mërkure ka aranzhuar ndeshjen e radhës testuese, ku kësaj here kuq e bardhët do të ndeshen kundër skuadrës së Yenisey Krasonyarsk nga Rusia.

Skuadra ruse njëkohësisht kundërshtar i radhës për Gjilanin, edicionin e shkuar kishte milituar në Premier Ligën Ruse, ku ishte ranguar në pozitën 16-të në elitën e futbollit rus.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Yenisey do të zhvillohet të mërkuren (22.01.2020) me fillim në ora 11:00 sipas kohës lokale në Kosovë, me lokacion në Emirhan Football Center të Antalias.

You Might Also Like