Viti

Nisin punimet për rivitalizimin e ndërtesës së komunës

Në Viti sot kanë filluar punimet në rivitalizimini nga ndërtesat e komunës së Vitisë, respektivisht ish objektit të partive politike dhe zyrave të tatimit në pronë. Njëkohësisht, do të punohet edhe në renovimin e sallës së Kuvendit komunal.

Kryetari i komunës Sokol Haliti,me ratin e fillimit të punëve është shprehur se me këtë projekt synohet që të ofrohen kushte sa më të mira për zyrtarët komunal, e posaçërisht që do të shërbej për ofrim më të mire të shërbimeve administrative për qytetarët.

“Objektet në fjalë, kaherë kanë pasur nevojë për një rivitalizim, andaj e kemi future në agjendë të investimeve që këto objekte, si ndërtesa e komunës, po ashtu edhe e Kuvendit komunal në Shtëpinë e Kulturës, të shndërrohen në objekte me standarde që kërkohen”, ka thënë kryetari Haliti, duke përmendur se për shkak të disa procedurave

është vonuar edhe vendosja e stafit komunal në ndërtesën e re, por që kjo do të ndodh shumë shpejt.

Projekti i Rivitalizimit të ndërtesës së komunës, financohet nga buxheti komunal, kurse punë kryes do të jetë NPT “Euro Commerce” & “PRO&Group”. Aziz Zuka

You Might Also Like