Komunikacion

Nisën  punimet në rivitalizimin e rrugës Viti-Binqë

 Kanë nisur punimet në rivitalizimin e rrugës Viti-Binqë, e cila ishte dëmtuar dhe paraqiste problem në qarkullimin normal të banorëve që frekuentonin në këtë rrugë. Punimet nga afër i ka inspektuar edhe kryetari komunës Sokol Haliti, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal Naim Pira.

Në bazë të një marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Vitisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës, kjo rrugë parashihet të vazhdoj dhe të lidh komunën e Vitisë me komunën e Kaçanikut. Aziz Zuka

You Might Also Like