Futboll

Nga Shqipëria në FC Drita të Gjilanit

Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani ka angazhuar një superlojtar, i cili pritet që dukshëm të përforcojë klubin bardh e kaltër nga Gjilani. Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur kosovar Astrit Fazliu, i cili më herët kishte luajtur për Partizanin e Tiranës dhe Flamurtarin e Vlorës.

Ai pas katër vite qëndrimi në Shqipëri, sërish ka vendosur që të kthehet në Kosovë dhe t’i bashkohet KF Drita nga Gjilani, ekip që në kampionatin në vijim ka synime të tjera në krahasim me sivjet kur u desh që të sigurojë mbijetesën në ndeshjen e barazhit.

 

You Might Also Like