Libri

Nesër mbahet “Trekëndëshi poetik i paqes”

Më 24 qershor 2017, ora 12:00, në ambientet e Shkollës së Mesme të Ulët “Bajram Curri” në Shurdhan, fshat qendror i trekëndëshit kufitar, mbahet Manifestimi Rajonal i Poezisë, “Trekëndëshi Poetik i Paqes”, edicioni i shtatë 2017.

Me këtë manifestim do të nderohet  Ditën e Lirisë së Kosovës si dhe figura e Kreshnikut të Maleve, Idriz Seferit, të cilit i përkushtohet ky edicion, si një nga prijësit më të spikatur të luftërave për liri dhe pavarësi gjatë viteve 1908 – 1912.

Manifestimi mbështetet në mënyrë modeste nga MKRS – departamenti i kulturës si dhe Komuna e Gjilanit, ndërsa organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, me seli në Gjilan

Nikoqir: Shkolla e Mesme e Ulët “Bajram Curri” – Shurdhan

You Might Also Like