Bujqësi

Në Viti u ndanë rezervuar uji, bimë mjekuese aromatike dhe fidane të dredhëzës për fermerët

Në vazhdën e projektit të përbashkët mes Caritasit zviceran dhe Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka vazhduar sot realizimi i pjesës tjetër të këtij projekti, me ndarjen e rezervuarve të ujit, bimëve mjekuese aromatike dhe fidanëve të dredhëzës për fermerët e komunës së Vitisë.

Përfitues të këtij donacioni ishin shtatë fermerë, të cilët kanë përfituar mbjelljen e këtyre bimëve në sipërfaqe prej 10 ari. Arton

Elezi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka falënderuar “Caritasin “ zvicerrran për gjithë bashkëpunimin që kanë pasur me Drejtorinë e tij. Ai ka njoftuar gjithashtu se janë 3 përfitues të bimëve mjekuese aromatike dhe 4 të fidanëve të dredhëzës. “Ky donacion është si pako e grantit në të cilën përfshihen edhe sistemi i ujitjes pikë pikë, rezervuar të ujit, foli e zezë, spërkatëse shpine, plehra minerale dhe organike, si dhe material mbrojtës kundër sëmundjeve të ndryshme dhe dëmtuesve”, ka thënë Elezi.Aziz Zuka

You Might Also Like