Muzikë

Në Viti u mbajt Festivali i këngëve për fëmijë “Cover Fest”

Në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen këto ditë me rastin e “Ditëve të Diasporës”, si n dhe lokalitete të tjera të kësaj komune,  në Viti është mbajtur Festivali i këngës për fëmijë “Cover Fest”, që u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe u përkrah edhe nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, Qendra kulturore “Anamorava”, si dhe Kori i Qytetit. Drejtori i festivalit Mustafë Lamallari, njoftoi se për të marr pjesë në këtë festival, ishin përzgjedhur 12 talent të rinj të këndimit.

 

Përzgjedhja e më të dalluarëve u bë nga juria e përbërë nga prof.mr.Besjana Memedi, prof.Drilon Pira dhe prof Erxhan Terpeza.

 

Sipas vendimit të jurisë, 
• Interpretuesja më e mirë Rozana Ademi –vendi i parë,
• Anduena Ramadani Vendi -ll-dhe çmimin vokali më i mirë
• Vendi tretë -III-u nda mes: Elonita Derguti dhe Rinesa Leta.
• Engjell Llugiqi çmimi i mediave,
• Dorentina Sinani-Çmimi Publikut.

Festivali i këngës për fëmijë ,,Cover fest”, u mirëprit jashtëzakonisht  mirë nga të pranishmit.

Ky festival mëton të jetë tradicional nga ku do të dalin talent të rinj. Aziz Zuka

You Might Also Like