Viti

Në Vërban të Vitisë është përuruar një stacion meteorologjik

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marr pjesë sot në përurimin e stacionit meteorologjik në fshatin Vërban, i cili është edhe stacion I pari I këtill në këtë komunë dhe do të shërbej për parashikimin e sëmundjeve në pemëtari dhe perimtari. Nëpërmes këtij stacioni, prodhuesit e këtyre kulturave bujqësore sot ë paralajmërohen për sëmundjet dhe dëmtuesit që mund të vijnë, me që rast paraprakisht jepen rekomandime për marrjen e masave mbrojtëse.

Ideator i këtij pilot projekti është Agro-USAID-i, ndërkaq investimet janë kryer nga kompania IPKO. Kryetari i komunës Sokol Haliti, është shprehur se Institucionet komunale do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me Agro-USAID-in edhe për investime të tjera, ku parashihen

edhe tri stacione të tilla në komunën e Vitisë, për të mbuluar tërë territorin e kësaj komune.Aziz Zuka

You Might Also Like