ARSIMI

Në UKZ është mbajtur takimi i parë i partnerëve për fillimin e projektit në HERAS

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me Universitetin e Salzburgut për Shkenca Aplikative nga Austria dhe partnerët e saj – Universitetet Publike në Republikën e Kosovës, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, Universitetin e shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ditë më parë kanë fituar projektin ndërkombëtar nën programin HERAS “Higher Education Research and Applied Sciences in Kosovo”, program që financohet nga Austrian Development Cooperation dhe Republika e Kosovës, respektivisht Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Si rrjedhojë e kësaj sot në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, rektorët e Universiteteve të cekura më lartë dhe përfaqësues të projektit HERSA kanë zhvilluar takimin e parë për fillimin e projektit, “Promoting International Relations in the Higher Education in Kosovo/Promovimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Arsimin e Lartë në Kosovë”.

Fillimisht Bajram Kosumi, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, falënderoi të gjithë ata që kontribuuan dhe punuan që ky projekt të fitohet dhe të ketë rezultatet e veta në implemtim.

Rektori Kosumi ka thënë se është kënaqësi që sot po fillojmë një projekt të përbashkët dhe do të punojmë në vazhdimësi që proceset ti qojmë përpara.

Më pas Rektori Bajram Kosumi ka paraqitur para pjesëmarrësve një historik të Universitetit,derisa në ndërkohë ka folur edhe rreth punës, zhvillimeve dhe të arriturat e UKZ-së, për fakultetet dhe programet të cilat funksionojnë në kuadër të Universitetit, rreth marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve Institucionale dhe aktiviteteve të tjera.

Përfaqësuesja e projektit “HERAS”, Arbëresha Meha tha se projekti “Heras” ka për qëllim të kontribuojë në funksionimin e mirë të Arsimit të Lartë dhe Hulumtimeve në Kosovë në linjë me parimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) dhe zonës Evropiane të Hulumtimeve (ERA) me objektivë afatgjatë për të përkrahur zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Edhe drejtues të Universitetit të Salzburgut për Shkenca Aplikative nga Austria, Ramë Vataj Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Fadil Millaku Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Shaban Buza Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Alush Musaj Rektor i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Bujar Pira prorektor i Universitetit të shkencave të Aplikuara në Ferizaj kanë prezantuar punën dhe të arriturat e Universiteteve që ata drejtojnë.

You Might Also Like