Bujqësi

Në tokat bujqësore të Komunës së Vitisë, sivjet ka për gati 20 përqind më pak grurë se vitin e kaluar

Si rëndom edhe sivjet fushata e korrje –shirjes së grurit ka nisë në fshatin Skifteraj, ku janë të mbjellë me grurë. Në disa vende gruri ka cilësi të mirë dhe puna po shkon mirë dhe mbarë për bujqit. Sipas ekspertëve bujqësor rendimenti mesatar i grurit pritet të jetë prej 3 mijë 500 deri 4 mijë kilogramë për hektarë. Në Drejtorinë për Bujqësi thonë se me grurë ishin planifikuar të mbillen në arat e Vitisë mbi katër mijë hektarë dhe krahasuar me vitin e kaluar ato pritet të jenë më të dobëta. Nga ana e tyre, fermerët thonë se nuk janë të kënaqur me mbështetjen institucionale dhe kjo ka bërë që sipërfaqet e mbjella me grurë me kalimin e viteve të shkojnë duke u zvogëluar dhe ato pritet të jenë më të ulëta për rreth 20 përqind.

Drejtoria e Bujqësisë apelon tek fermerët që pas korrjes të mos digjen hamulloret, pasi kjo mund të dëmtojë tokën, por edhe rrezikon kultura të tjera bujqësore.

Shërbimi për korrjen e një hektari më grurë është 100 € dhe kësaj rregulle duhet t’i përmbahen të gjithë auto -kombajnerët. Aziz Zuka

You Might Also Like