Libri

NË “TAVOLINËN POETIKE …” VLERËSOHET POEZIA E ZGJEDHUR E PREND BUZHALËS

” Tavolina poetike e së shtunës” si një formë e re e veprimtarisë letrare të Ars Clubit “Beqir Musliu”, sa vie e po begatohet dhe po e merr fiziononimë e duhur, anise u nis krejt në mënyrë spontane.
Kësaj tb shtuneje, më 11 maj 2019, ora 12:00, “Te Fontana”, në qendër të Gjilanit, aty ku nis Sheshi mbi lum, do të vlerësohet poezia e zgjedhur e Prend Buzhalës, botuar kohë më parë nga Shtëpia botuese ‘Rozafa” e, e përzgjedhur nga studiuesi i rryer i letërsisë sonë, prof. dr. Anton Nikë Berisha, i cili shkroi edhe parathënien.
Përveç këtij studiuesi shumë të frytshëm në letrat shqipe, qe pesë dekada e sa, për poezinë e Prendit, pritet të paraqiten me vlkerësimet e tyre edhe Mehmetali Rexhepi, Nexhat Rexha, Sherafedin Kadriu e ndonjë tjetër.

You Might Also Like