Gjilan

Në Rajonin e Gjilanit situata është e kënaqshme

 

Në Rajonin e Gjilanit situata është e kënaqshme, kanë theksuar zyrtarë policorë të Policisë Rajonale. Nënkoloneli Shaban Azizi, zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale në Gjilan, ka theksuar se  gjate 24 orëve te fundit ne rajonin e Gjilanit situata e sigurisë ka qene e kënaqshme ku ka pas  3 raste te vjedhjeve,1 rast mashtrimi,1 rast sulmi dhe 2 aksidente trafiku me deme materiale.

 

Bashkëpunimi i qytetareve me Policinë e Kosovës është duke u rritur ne vazhdimësi dhe si fryt i këtij bashkëpunimi edhe shumë shkelës te ligjit po marrin masat ligjore konform normave ligjore.

Këtë jave nga  Njësiti i  Trafikut Rajonal është identifikuar një person duke bere shkelje ne trafikun rrugore ku i është shqiptuar gjobe  fale një fotoje te dërguar nga një qytetare. Raste te tilla kemi gjithnjë e me shpesh qe tregon ngritje te vetedijesimit te qytetareve për te raportuar shkeljet e ligjit.

 

Tani kur ka filluar sezona verore dhe rritet numri i automjeteve ne rrugët e qytetit dhe ato rajonale, tollovite ne trafik mund te jene me te shpeshta po edhe shkeljet mund te shtohen. Policia e Kosovës nuk do te hezitoje te hetoje dhe gjobit çdo shkelës te ligjit nëse ofrohen prova te mjaftueshme sikurse rasti i datës 15/07/2019 ku me fotografi një qytetare raporton se si një veture ne rrugën Gjilan- Kamenicë ne vendin e shënuar për këmbësor e ndërron korsine dhe del ne anën tjetër te rrugës.

Inkurajojmë  qytetaret te mos hezitojnë te raportojnë çdo shkelje te ligjit dhe përmes fotografive ta dëshmojnë shkeljen dhe ti dërgojnë ne faqen zyrtare te Policisë se Kosovës [email protected] apo te raportojnë ne stacionin me te afërm policor.

Po ashtu dëshirojmë t’i njoftojmë qytetaret se instalimi i kamerave te sigurisë ne qytetin e Gjilanit dhe lokalitete tjera është duke u monitoruar nga Policia e Kosovës dhe shkeljet e rregullave te trafikut do te hetohen  përmes identifikimit te targave dhe shoferet munde te gjobiten bazuar ne dëshmitë e nxjerra nga kamerat e sigurisë.

 

Shembull është kjo foto e bashkangjitur ku është identifikuar vozitësi dhe i është shqiptuar  gjoba e merituar.

 

 

You Might Also Like