Viti

Në Pozharan zbulohet Pllaka përkujtimore për veprimtarin dhe atdhetarin Shaban Haliti-Alidema

Pozharan, 19 qershor- Në Pozharan të Vitisë me një solemnitet rasti organizuar nga familja Alidemaj, në vendin ku kishte lindur dhe pranë Odës ku kishte pritë dhe përcjell shumë personalitete të ndryshme atdhetar e kombëtare nga viti 1929 e deri në vdekjën e tij mizore nga hordhitë serboi-cetnike më 7 janar 1945, është zbuluar Pllaka përkujtimore për veprimtarin e cështjës kombëtare dhe atdhetarin e ish kryetarin e komunës së athershme të Pozharanit, Shaban Haliti- Allidema.

Ne këtë solemnitet organizuar nga Familja e ngushtë dhe e gjërë e Shaban Halitit-alideemes ishin present edhe strukturat komunale me në kry nënkryetarin e komunës Hasan Alia, kryesuesi I kuvendit të komunës Naim Pira, kryetarit të Shoqatës së veteranve të UCK-së Avdyl Bajrami etj .Duke folur para të pranishmëve Hasan Alia, tha se “ ne si gjenerata të parardhësve tanë, nuk duhet harrur kurr këta trima dhe atdjhetarë si dhe kauzën për të cilën punuan dhe vepruan këta burra të shumë të Anamoravës e ne mesin e tyre padyshim se vend me rëndësi zenë edhe kontrubuti I veprimtarit Shaban Haliti.

Edhe Avdyl bajrami me një fjalë rasti ka përgëzuar organizatorin e vendosjës së kësaj Pllake përkujtimore – nipin e Shaban Halitit- Halit

Alidemën I cili ka financuar vetë këtë project përkujtues, si dhe familjën e ngushtë dhe të gjera të Alidemajve.

Kjo pllakë përkujtimore u zbullua nga Hasan Ali, si dhe anëtari më I vjetër I familjës alidemaj Sadullah aAidema.Ndryshe Shaban halite më 7 janar ishte mbytur me mjete të topitur në masakrën e njohur serbe në xhaminë e Pozharanit ku pos tij ishin mbytur edhe tre pozharanas të tjera Ajet Terziu, Misin Alidema si dhe Ahmet Zuka, kurse mëpastaj nga familja e gjërë e Shaban Halitit, janë mbytur në burguin e Gjilanit nga serbet edhe 8 anëtarë të kësaj familje në mesin e tyre /edhe ajo e atdhetarit dhe I persekutuarit mr. Halil Alidemes / emrat e të cilëve janë gdhendur në këtë Pllakë përkujtimore për të mos u harrur kurr./Aziz Zuka

You Might Also Like