Viti

  Në  lagjen “Ylvi Demiri” që ka rreth 83 shtëpi dhe 370  banorë përballën me mungesë të rrjetit të kanalizimit

 

Banorët e një lagjeje më të re në Viti, ajo e cila shtrihet në të dy anët e rrugës “Ylvi Demiri” tash e një kohë të gjatë janë duke u përballur me probleme nga më të ndryshmet.

 

Por sipas banorëve të kësaj lagje ajo çka i mundon më së shumti e për të cilën kërkojnë një zgjidhje nga ma të shpejtat nga ana e institucioneve komunale padyshim se është mungesa e rrjetit të kanalizimit.

 

“Jemi duke jetuar si ne xhungël shprehet i mllefosur njëri nga banorët e kësaj lagje Hamdi Hasani, një aktivist i vjetër në komunën e Vitisë por edhe tash që jeton në këtë lagje.

 

Hamdiu ankohet se infrastruktura në këtë lagje është në gjendje të mjerueshme, nuk kemi rrugë të asfaltuara, nuk kemi ndriçim publik /edhe pse jetojm në qytet/por sipas tij as rrjet të ujësjellësit e për këtë banorët janë gjendur  kush si ka mundur për të siguruar ujin e pijes.

 

Hamdi Hasani shprehet i mllefosur për mungesë të kanalizimit në këtë pjesë të qytetit dhe kjo po i mundon më së shumti /”” Po të kishte inspektor sanitar ashtu si duhet neve sigurish se nuk do të na linin të jetojmë këtu” , shprehet Hamdi Hasani.

 

Këtë problem të rregullimit të rrjetit të kanalizimit e kemi paraqitur disa herë te organet komunale por përgjigjja e tyre ishte po, do të kryhet edhe kjo punë por puna nuk është kryer. Edhe gjatë mandatit të kaluar, kryetari Sokol Haliti na pati premtuar se këtë problem do të na e zgjidh por ja që si duket edhe mandati i dytë i tij do të kalon e premtimi nuk po realizohet.

 

Zaten sipas Hamdi Hasanit, kohë më parë apo më mirë të them vitin e kaluar, këtu erdhi me mekanizëm Kompania “Hajrushi” kur dy herë i ka sjell disa gypa  dhe një eskavator. por asgje nuk punoi madje pas një kohe edhe i ka tërheq nga këtu mekanizmin teknik  me arsyetim se gjoja nuk po lejojnë disa banor që të nisin punën.

 

Kjo nuk është e vërtet. sepse askush se ka pengu por atij i është kërkuar projekti dhe plani por ata nuk e kanë sjell fare projektin dhe janë larguar nga këtu.

 

Ne banorët e kësaj lagjeje  u kemi thënë se pa projekt asgjë nuk punohet sillni projektin dhe punoni.

Madje  unë isha edhe në komunë në zyrën për projekte dhe ata  më thanë se nuk ka projekt as ideor për këtë lagje ishte  vetëm një paramasë dhe atë as në letër i vendos, por në kompjuter”” shprehet Hamdi Hasani, duke  potencuar se vërtetë është i zhgënjyer se si kryetari Haliti, nuk i realizon premtimet e dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

 

Ndryshe në këtë lagje  jetojnë 83 familje  me afro 370 banorë  por që janë në gjendje shumë të keqe sa i përket mosrregullimit të infrastrukturës  duke jetuar në një gjendje shumë të rëndë dhe shpresa e tyre e vetëm eështë që këtë problem ta sensibilizojë edhe përmes mediave . Aziz Zuka

 

 

You Might Also Like