Gjilan

Në kuadër të festave të fundvitit, Haziri viziton gjigantin “Astoria”

Gjilan, 13 dhjetor 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të festave të fundvitit, është duke vizituar investitorët privat të cilët do të krijojnë vende të reja pune dhe shërbime moderne për qytetarët e Gjilanit, Kosovës dhe të rajonit.

Kryetari Haziri, gjatë vizitës në “Astoria Luxury & SPA”, investim i bashkatdhetarit gjilanas që jeton dhe vepron në Zvicër, është një storie e suksesit se si ofrohen shërbime të nivelit të lartë për të gjithë të interesuarit në shumë fusha.

“Ai me punën dhe investimin që ka bërë, ka sjellë një brend të ri në Gjilan në fushën e shërbimeve, por edhe të shitjes së produkteve me kualitetin më të lartë të njohur botërisht. Investitori është ende në fazën e finalizimit të punimeve, por ajo që është duke ndodhur këtu, garanton edhe vende të punës për qytetarët e Gjilanit”, ka thënë mes tjerash Haziri.

You Might Also Like