Viti

Në komunën e Vitisë së shpejti fillon Programi i Trajnimit për Vetë-Punësim të të rinjve

Në komunën e Vitisë si edhe në tri komunat tjera Gjilan,Kacanik dhe Han i Elezit së shpejti do të filloj së realizuari një Program i Ri i trajnimit e që ka të bëjë me mundësinë e Vetë-punësimit të të rinjve që ka gjetë mbeshtetje nga organizatat ndërkombëtare.

Sipa zyrtrëve komunal pranë Zyrës së biznesit dhe investimeve në Viti, ky Program i Trajnimit për Vetë-Punësim synon të nxisë aftësitë e punësimit dhe ndërmarrësisë të të rinjëve të margjinalizuar në komunën e Vitisë si dhe në tri komuna tjera si: Gjilan, Kaçanik dhe Han të Elezit.

Programi do t’u ofrojë trajnime për shkathtësitë e biznesit rreth 200 të rinjve nga këto komuna, ndërsa,

pas përfundimit, 32 propozimeve më të mira të biznesit të paraqitura nga të rinjtë e trajnuar do t’u jepen grante të vogla për t’i filluar bizneset e tyre. Ky projekt do të financohet nga USAID EMPOËER Sektori Privat në partneritet me Agjensinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) dhe implementohet nga HELP-Kosovo. Komunat do t’i bashkëfinancojnë aktivitetet që do të zhvillohen në secilën komunë.U njoftuam se Seancat informuese:në komunën e Vitisë do të nisin më 24.shtator 2018 Salla e Kuvendit Komunal (Shtëpia e Kulturës), Viti, ora: 14:00 kurse Seancae dytë informuese do të mbahet me të interesuarit më 27 shtator 2018 në Lokalitetin më të madhe të komunës së Vitisë në Pozharan 27.09.2018 //Shkolla e Mesme “Kongresi i Manastirit” në ora: 14:00

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë (18-35 vjeç) nga komuna e Vitisë, do të përzgjidhen 50 persona për të ndjekur një trajnim 5-ditor në biznes. Vetëm ata që përzgjidhen për trajnime mund të aplikojnë për grant në formë të pajisjeve për biznesin e tyre ekzistues apo të ri start-up.

Informatat dhe Format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën e Vitisë ose të shkarkohen / Doënload nëpërmjet ëeb faqes së Help në linkun: www.help-kosovo.org https://www.facebook.com/helpkosovo/?ref=br_rs ose në ëeb faqen zyrëtare të Komunës së Vitisë.

Pas përfundimit të takimit informues, kandidatët e interesuar për aplikim mund të marrin udhëzuesin për aplikim si dhe format e aplikimit. Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen në Zyret përkatëse në komunë.

Afati i fundit për aplikim është data 12 Tetor 2018 ora 16:00.Aziz Zuka

You Might Also Like