Futboll

Në KF Gjilani mohojnë se u është larguar ndonjë lojtarë

Largimi i Ilir Blakçorrit nga KF Gjilani në KF Prishtina, apo ndërrimi i këtij lojtari me ndonjë lojtar tjetër të KF Prishtina, ka qenë temë e këtyre ditëve nëpër portalet sportive në Kosovë, kurse pas të gjitha këtyre zhvillimeve ka folur vetë lojtari, i cili u është derjtuar tifozëve të KF Gjilani – “Skifterat”. Në postimin e tij të plotë thuhet:

“Unë gëzoj raporte të shkëlqyera me menaxhmentin e KF Gjilanit.
Gjilani është një ekip i madh por unë kam kërkuar fletëlëshimin për arsye familjare dhe nga pamundësia që të udhëtojë dhe ti ndjek stërvitjet. Aktualisht jemi në bisedime me kryesinë e klubit dhe besoj se do të arrijmë të merremi vesh. Prishtina dhe Gjilani kanë patur gjithmonë raporte të mira mes vete dhe besoj se nuk do të paraqitet ndonjë problem, por mbetet të shihet. Unë nuk dëshiroj të largohem nga KF Gjilani për kushte më të mira , siç edhe e ceka më lartë, arsyet e mija janë kryesisht familjare pasi e kam të pamundur të udhëtoj. Sidoqoftë unë e falënderoj klubin dhe në veçanti tifozët Skifterat për mbështetjen e vazhdueshme.”

Edhe “Skifterët” kanë dalë me qëndrim se nuk ka largim të lojtarëve dhe se fjalët që po përhapen nëpër portale nuk janë qëndrime të zyrtarëve të klubit.

You Might Also Like