Sportet luftarake

Në “Katana Open 2016” pjesëmarrëse 35 klube

Njëri ndër turnetë më të mëdha të karatesë “Katana Open 2016”, i cili organizohet nga Klubi i Karatesë “Dardania” nga Gjilani edhe sivjet do të jetë tejet masovik. Siç ka theksuar Maliq Maliqi, zyrtar në KK “Dardania” zyrtarisht pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 35 klube nga Kosova dhe rajoni, të cilët do të garojnë në KATA dhe KUMITE. Në bazë të pjesëmarrjes priten gara interesante, kurse organizatori u dëshiron sukses të gjitha ekipeve.

Sipas Maliqit, do të ketë shpërblime në kumite dhe në kata për vendin e parë, të dytë dhe të treat, medalje dhe diploma, kurse vendi i parë në të dy kategoritë edhe kupë. Do të shpërblehet edhe klubi më masovik ndërkombëtar dhe vendor, si dhe garuesi dhe garuesja më e mirë.

Ai thotë se për të dhënat e sakta  të garuesve përgjigjet udhëheqësi i klubit, nëse garon në kategori të gabuar do të diskualifikohen.  Çdo garues duhet të ketë pajisjet e domosdoshme personale; brezin e kuq dhe të kaltër, dorezat,  mbrojtëset e dhëmbëve dhe të këmbëve.  Trajnerët duhet te jenë me veshje sportive, në të kundërtën nuk do të lejohen të hyjnë në palestër.

Secili klub (trajner) mbanë përgjegjësin  për gjendjen shëndetësore te garuesve të tij.

You Might Also Like