Arti pamor

Në Gjilan u pikturua vepra e lirisë, punim në gjatësi prej 20 metra për nder të 20 vjetorit të çlirimit

Gjilan, 12 qershor 2019 –  Nxënësit e shkollës së arteve pamore “Adem Kstrati” në Gjilan me kreativitetin e tyre artistik kanë pikturar në ambient të hapur një punim të gjatë prej 20 metrash si simbolikë e 20 –vjetorit të çlirimit.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka përgëzuar nxënësit e kësaj shkolle për kreativitetin e tyre në këtë ditë historike, duke I falënderuar që iu bashkangjitën aktiviteve maratonike të Komunës së Gjilanit.

Kurse, drejtori i kësaj shkolle, Roland Masurica, tha se ky aktivitet u realizua në kuadër të aktivitrete të Komunës, ndërkaq ka bërë tsë ditur se për vitin e ardhshmë planifikohet që të realizohet një pikturë nmurale në qendër të qytetit e cila i kushjtohet kësaj dite historike.

You Might Also Like