Gjilan

Në Gjilan do të mbahet simpoziumi “Idriz Seferi – një jetë për Shqipëri”

 LIDHJA E HISTORIANËVE TË KOSOVËS “ALI HADRI”

DEGA NË GJILAN

 

S  I  M  P  O  Z  I  U  M

 

N J O F T I M

 

Më datën 25.03.2017, nën patronatin e Komunës së Gjilanit dhe Kryetarit Z. Lutfi Haziri, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan, organizon në Sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit Simpozium me temën bosht:

 

IDRIZ SEFERI – NJË JETË PËR SHQIPËRI

 

Tezat e Simpoziumit:

  1. Idriz Seferi, vendlindja, familja dhe origjina;
  2. Fillet e veprimtarisë së Idriz Seferit dhe kontributi i tij në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare gjatë vitet 1874 – 1908;
  3. Formimi dhe strategjia luftarake e Idriz Seferit;
  4. Idriz Seferi në Kryengritjen e vitit 1910 – Beteja e Kaçanikut;
  5. Roli i Idriz Seferit në Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912;
  6. Idriz Seferi përballë pushtuesve serbë dhe bullgarë 1912-1918;
  7. Veprimtaria e Idriz Seferit në vitet 1919-1927;
  8. Roli i Baftije Seferit në veprimtarinë e Idriz Seferit;
  9. Aktiviteti humanitar dhe arsimor i Idriz Seferit;
  10. Idriz Seferi në memoaret e bashkëkohësve dhe pasardhësve;
  11. Figura e Idriz Seferit në diplomacinë e shteteve ballkanike dhe Fuqive të Mëdha;
  12. Idriz Seferi në shtypin shqiptar dhe atë të huaj;
  13. Vendi i Idriz Seferit në historinë dhe historiografinë shqiptare;
  14. Institucionet dhe shoqëria shqiptare për Idriz Seferin.

 

Titullin e kumtesës tuaj, së bashku me abstraktin (rezymenë), ju lutemi të na e dërgoni deri më datën 16. 12. 2016, në e-mail adresën: lhk-dgj@hotmail.com

Këshilli Organizues i Simpoziumit merr për obligim vetëm pagesën e kumtesës dhe punimit tuaj në shumë prej 100€ (euro) dhe drekën.

Mes datave 17. 12. 2016 dhe 21. 12. 2016 Këshilli Organizues ju njofton përmes e-mail adresës për pranimin/mospranimin e kumtesës tuaj.

Deri më 21. 02. 2017, Këshilli Organizues do t’i pranoj punimet e simpoziumit për botim. Nuk do të botohet asnjë punim, i cili do të dërgohet pas kësaj date.

 

Këshilli Organizues i Simpoziumit do të ju informojë me kohë për detaje të tjera.

 

Gjilan,                                                                                                                           Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan

  1. 11. 2016                                                                                                                                                         Këshilli Organizues

                                                                                                                                                                              Ma. Blerim HAZIRI – Kryetar

 

Shënim:

Për detaje të tjera mund të kontaktoni me Kryetarin e Këshillit Organizues, MA. Blerim HAZIRI, në e-mail adresën lhk-dgj@hotmail.com ose nr. e mob: +377 (0) 44 320 404 ose anëtarin e Këshillit Organizues, Mr. Naim MUSLIU, në e-mail adresën naim-musliu@hotmail.com ose nr. e mob: +377 (0) 44 603 104.

 

You Might Also Like