Futboll

Në fshatin Skifteraj nisi Turneu tradicional memorial në futboll të vogël

 Që nga mbrëmë në fshatin Skifteraj /Gjylekar/ ka nis turneu i madh tradicional në futboll të vogël, i cili mbahet çdo vit me rastin e  përkujtimit të ditës së rënies së dëshmorit  të kombit nga ky fshat, Kenan Halimit.

 

Sipas fjalëve  dhe informative që morëm nga Mevlan Sadiku, anëtar  Këshillit organizativ për mbajtjen e këtij turneu, sivjet ky turne  do të jetë më masoviku, kur është fjala tek ekipet pjesëmarrëse.

 

“Po sivjet turneu do të jetë masovik dhe një ndër turnet më të mëdha që janë organizuar në këtë komune kur është fjala te turnet e tilla memoriale”,shprehet për gazetën tone, Mevlan Sadiku, duke shtuar se pjesëmarrjen në këtë turne e kanë konfirmuar 64 ekipe si nga komuna e Vitisë, atyre fqinje të kësaj komune, por edhe nga të gjitha trojet shqiptare  si nga Maqedonia, Presheva, Bujanoci etj.

Turneu memorial në futboll të vogël “Kenan Halimi” që  ka nis mbrëmë do të zgjas deri më 13 qershor  2019 , kur edhe do të luhet finalja e këtij turneu masovik, pra në ditën e rënies së dëshmorit në 20- vjetorin e reniës e organizatori ka paraparë edhe shpërblime për më të mirët e këtij turneu.

 

Ndryshe,të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 21,oo nën dritën e reflektorëve në një ambient të këndshëm në fushën e sporteve të vogla bë oborrin e shkollës fillore që mbanë me krenari emrin e dëshmorit. Aziz Zuka

You Might Also Like