Viti

Në fokus të diskutimit, problemi  i furnizimit me ujë të pijës nga ujësjellësi për të gjitha fshatrat e Vitisë

Sot në Viti është mbajtur mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë. Gjatë kësaj mbledhje pos që janë paraqitur Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-shtator 2019 janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e tetë e Kuvendit Komunal të Vitisë.
Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik për propozim rregulloren për transparencë në Komunën e Vitisë. Komuna e Vitisë me inkasim rekord të të hyrave vetanake për vitin 2019. Ndonëse gjatë këtij takimi janë shqyrtuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës me theks të veçantë është biseduar rreth Pasqyrave Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-shtator 2019. Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke prezantuar këtë dokument financiar bëri me dije se nga të hyrat vetanake për periudhën janar-shator 2019 në këtë komunë janë inkasuar 823.713,57euro .

Ai tha se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë gjatë këtij viti janë inkasuar 254.636,78 euro më shumë dhe e cilësoj këtë si sukses shumë të mirë.
Ndërkaq drejtori Rama, potencoi se shkalla e ekzekutimit të buxhetit për këtë periudhë është 87.97%. Lidhur me këto pasqyra financiare .

E ne fokus të debatit në seancën e sotme ishte edhe problem i furnizimit të të gjitha fshatrave të kësaj komune me ujë për pije/Për këtë problem ka folur Ibrahim Rama drejtor i Drejtorisë për financa dhe zhvillim ekonomik i cili ndër të tjera tha se :

“Ju jeni në dijeni që të hënën kemi pas një takim me gjithë akterët që kanë të bëjnë me sistemin e ujësjellësit në përgjithësi, CDI si implementuese e projekteve, Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidromorava” dhe Komuna e Vitisë, si përgjegjëse për furnizim me ujë për qytetarët. Disa problematika janë ngritë në takim dhe disa vendime janë marrë, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e fshatrave që kanë problem ujësjellësin”.

Drejtori  i financave në Viti, tha se kanë paguar 230 mijë euro për marrëveshjet që i kanë trashëguar nga pushteti i mëhershëm për sistemin e ujësjellësit në fshatra.

“Kryesisht një pjesë që kanë të bëjnë me komunën, që e ka si detyrë me plotësu në bazë të marrëveshjeve, të nënshkruar në vitin 2012, me thënë të drejtën të gjitha këto vendime që i kena marrë me i plostësu këto marrëveshje, që kanë të bëjnë me projektin e ujësjellësve, janë marrë në Kuvendin Komunal, dhe deri më tani, ju jeni në dijeni që kena pagu 230 mijë euro për marrëveshjet që i kena trashëgu (nga pushteti më hershëm) lidhur me përfundimin e ujësjellësve në komunën e Vitisë, dhe 125 mijë euro jena në përfundim që kanë të bëjnë me finalizimin e ujësjellësit në fshatin Stubëll. Të gjitha këto aktivitete sa i përket komunës, na i kena plotësu, buxhetin financiar, kurse implementuese e projektit ka qenë CDI-ja, në bashkëpunim me Ministrinë e zhvillimit ekonomik, dhe “Hidromoravës”, si përgjegjëse e këtyre projekteve, që këto ujësjellës kur të bëhen pranimi teknik, kompania e ujësjellësit “Hidromorava” i merrë për sipër dhe pastaj fillon me menaxhimin, dhe sipas nevojës edhe me rehabilitimin e ujësjellësit”, ka thënë drejtori Rama.

“Gjithnjë këto, pjesa e të gjitha këtyre projekteve, uji i pijshëm që nuk rrjedh në shtëpi e kemi ngrit edhe ne si shqetësim dhe kemi vendos, që për hir të shumë takimeve me akterët dhe këtë takimin e fundit, kemi mendu me qenë një takim, më i përpiktë dhe me marrjen e të gjitha obligimeve të akterëve, që me i përfundu këto ujësjellësa”.

“Është fjala për pesë fshatrat e Vitisë, që projekti ka përfundu, e dini se sistemi është në gjendje të rregullt, është bërë pranimi teknik, është testu, pastaj kena, sistemin e ujësjellësve që kanë të bëjnë me fshatin Smirë dhe Vërban, edhe ato, sipas informatave janë përfundu si rrjet është fjala, kena pastaj sistemin e ujësjellsit, për fshatin Goshicë dhe Gërmovë, dhe është në implementim e sipër projekti i ujësjellësit në Stubëll, dhe kontrata është lidhë edhe për tri fshatra që duhet mu rehabilitu rrjeti ekzistues, që e kanë ujësjellësin, është fjala për Beguncën, Skifteraj dhe Zhitin, dhe katër tjerë së shpejti do të hapet tenderi për me gjetë një operator për punimet për me i bë këto rehabilitime”.
Sipas Ramës, CDI-ja zvicerane do të dhurojë afër 3 mijë orëmatës të ujit, që do të vendosën nëpër shtëpitë e qytetarëve.

“E themë se vetëm atëherë kur uji të shkojë në shtëpitë e qytetarëve, konsiderohet një projekt i përfunduar mirë dhe në këtë drejtim është marrë vendim që në pjesën e obligimeve që e kanë qytetarët dhe “Hidromorava” dhe CDI-ja ta marrin së bashku dhe në ditët në vijim, të mirret një vendim i prerë, si të vendoset për këto sisteme të ujësjellësit, dmth, na kena kërku që uji duhet me rrjedh nëpër shtëpit e banorëve, dhe kryetari ka qenë i vendosë, dhe qeveria komunale me akterët tjerë, është marrë vendimi janë marrë përgjegjësit, CDI-ja e ka shpreh një mundësi për qytetarët që i ka dhuru afër 3 mijë orëmatës, që do të vendosën nëpër shtëpitë e qytetarëve, në kuptimin financiar, pjesën tjerët të implementimit të kyçjes së qytetarëve në rrjet, do ta bëjnë qytetarët së bashku me “Hidromoravën”, përmes thirrjes publike që do të zgjedhën kompanitë përkatëse, që janë të specializuara, për realizimin e kyçjeve të banorëve dhe unë besojë që shumë shpejtë do ta shihni në teren punën por kjo varet edhe nga përfaqësuesit e fshatrave sa janë të angazhuar me “Hidromoravën” që këto grupe punuese dhe kompania që do të përzgjidhet do të bëjnë kyçjen e qytetarëve në sistemet e ujësjellësve që janë të gatshëm është fjala për pesë fshatrat, dy Sadovinat, dy Sllatinat dhe Trësteniku, Gërmova, Goshica, Vërbani e Smira, pra në këtë drejtim kjo është si informatë sa i përket ujit të pijshëm”, ka shtuar Rama në mes tjerash.Ndryshe, pesë fshatrat në fjalë me ujë do të furnizohen nga burimi i Pozheranit, kurse të tjerat nga fabrika e ujit në Letnicë me shtimin e kapaciteteve të reja të saj.

                                                             Aziz Zuka

You Might Also Like