KRONIKË E ZEZË

Në aksident vdes 30- vjeçari

Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident vozitësi i veturës “VW Bora”, ka ndërruar  jetë në vend të ngjarjes, gjersa bashkëudhëtari i tij me lëndime të rënda trupore është dërguar në spital.

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në magjistralin Gjilan – Gërlicë. Siç ka theksuar togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, policia e Kosovës është njoftuar se sot me 05 shtator 2016 në orët e hershme të mëngjesit ma saktë rreth orës 02:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Magjistrale Viti-Gërlicë në udhëkryqin e fshatit Smirë që lidhet me këtë magjistrale.

Rastit me urgjencë i janë përgjigjur  njësitet e Trafikut Rajonal duke dalë në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet fillestare dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur, atëherë kur Automjeti Transportues “Iveco” me targa regjistrimi KS, drejtuar nga vozitës shqiptar shtetas i Kosovës, M. M. (1993), i cili ishte duke lëvizur nga Fshati Smirë në drejtim të Vitisë, me të arritur në udhëkryqin që lidhë rrugën lokale të fshatit Smirë me rrugën Magjistrale Viti – Gerlicë, dyshohet duke bërë kyçje të pasigurt me synim që të kthehet në drejtim të Vitisë ndeshet frontalisht me veturën “VW Bora”, me targa regjistrimi 05, drejtuar nga vozitësi Shqiptar Shtetas i Kosovës (1986), i cili paraprakisht ishte duke lëvizur nga Vitia në drejtim të Gerlicës.

Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident vozitësi i veturës “Vw Bora”, ka ndërruar  jetë në vend të ngjarjes, gjersa bashkëudhëtari i tij me lëndime të rënda trupore është dërguar në spital. Në vendin e ngjarjes ka prezantuar Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin Mjeko Ligjor në Prishtinë për Autopsi.

I dyshuari M.M.(1993) po me vendim të prokurorit të shtetit ndalet në mbajtje për 48 orë.

Rrethanat e këtij aksidenti të rëndë janë duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e Trafikut Rajonal nga Gjilani.

 

You Might Also Like