Gjilan

Në 10-vjetorin e pavarësisë, Haziri nderon dëshmorët, heronjtë dhe martirët e Gjilanit

Gjilan, 17 shkurt 2018 – Komuna e Gjilanit ka nisur sot shënimin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se me këtë akt po i nderojnë dëshmorët, heronjtë e martirët, të cilët u sakrifikuan për ditët e sotme.

“Të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe bashkatdhetarëve kudo që janë ua uroj 10-vjetorin e pavarësisë. Në shenjë respekti për heronjtë, dëshmorët e martirët i nderojmë ata dhe familjet e tyre. Sot jam këtu me Vanesa Dubovën, e cila ka lindur 10 vite më herët dhe uroj që bashkëmoshatët e saj dhe të gjithë fëmijët e komunës sonë dhe të Republikës sonë të jetojnë më mirë në një Kosovë më të zhvilluar dhe me mundësi më të mira”, ka deklaruar Haziri.

“Ky është mesazhi im dhe besimi im i madh që në Kosovë ka pasur mundësi të bëhet dhe të punohet më shumë. Por, ky 10-vjetor, megjithatë, e sublimon krejt atë vullnet të madh të rritës së Kosovës. Hapi tjetër i madh besojmë që do të jetë integrimi i plotë dhe barazia e qytetarëve”, ka shtuar Haziri.​

You Might Also Like