Futboll

Ndeshja me Flamurtarin jetike për Vllazninë

Vllaznia e Pozharanit, që nuk ka startuar mirë në këtë kampionat duke grumbulluar vetëm pesë pikë do të përballet me Flamurtarin, që është i parafundit në tabelë. Pozharanasit këtë ndeshje e shohin si jetike për ekipin e tyre, ngase me tri pikë të fituara do t’i afroheshin Flamurtarit dhe do të shtoheshin gjasat që së paku të kapin barazhin. Çdo rezultat tjetër për Vllazninë, gati se e ka kuptimin e rënies nga elita.

Edhe Flamurtari ka llogaritë e veta në këtë ndeshje, kurse të vetëdisjëshëm se nga elita largohen drejtpërdrejtë dy ekipe edhe Vllaznia edhe Flamuratri llogarisin në krizën e Besës së Pejës, e cila tash e sa ndeshje është duke i zhvilluar me juniorë dhe praktikisht i është bashkëngjitur valles së ekipeve që luftojnë për mbijetesë.

Për rëndësinë që ka kjo ndeshje për ekipin pozharanas është shkruar edhe në faqen zyrtare të tyre, andaj janë ftuar adhuruesit që në numër sa më të madh të jenë të pranishëm:

Të shtunën zhvillohet ndeshja e radhës për klubin tonë të dashur , kemi Flamurtarin për kundërshtar !

Kjo ndeshje për ne do të thotë shumë, pasi që në rast se pësojmë humbje përsëri atëherë lirisht mund të themi se do të përshëndetemi nga ky kompeticion i lart shtetëror.

Mirëpo në rast se fitojmë gjasat për mbetje në super ligë do të ekzistojnë.

Andaj ne nuk duhet të ndalemi, do të luftojmë edhe me atomin e fundit të energjisë që kemi.

Inkuadrimi në superligë ka qenë ëndërr për çdo qytetar të Pozheranit e çdo fansi të klubit tonë. Sot ajo ëndërr është realitet, mirëpo edhe duhet ta jetojmë.

Të shtunën në Gjilan jetë a vdekje do jetë kjo ndeshje. Klubi është i mobilizuar dhe po përgatitet në të gjitha mënyrat për fitore.

Mirëpo çka rreth përkrahjes së tifozëve ?

Ne dhe gjithë ju dashamirët e futbollit e dini se cfare rëndësie ka përkrahja e tifozëve.

E kuptojmë dëshpërimin e të gjithëve për këtë gjendje të klubit, po ta pyes secili veten se a duhet të ndalet përkrahja e klubit tani që është në gjendje të vështirë.

Ne gjithashtu e dimë se si u përkrah klubi edhe më parë, edhe në dy kompeticionet tjera më të dobëta se kjo ku jemi.

Tani jemi në një kompeticion të lartë, më i larti që ekziston në Kosovë. Kompeticion i cili i siguron ekipeve edhe pjesëmarrje në Champions League (kompeticionin më të fortë në botë). Jemi në këtë ligë ku garojmë me qytete të mëdha si Prishtina, Prizereni, Peja, Gjilani e tjera.

Edhe pse me shumë humbje klubi KF VLLAZNIA nga Pozherani asnjëherë nuk ka arritur më shumë se sa tash që jemi.

  • Prandaj, ju lusim të gjithë fansave të klubit VLLAZNIA, qytetar të Pozheranit dhe banorë të rrethinës që të shtunën ndaj Flamurtarit të gjithë së bashku të ja rikthejmë buzëqeshjen çdo fansi dhe çdokujt që ka simpati ndaj klubit KF VLLAZNIA 1973 !
  • Duhet të organizohemi në të gjitha mënyrat, shpresa për sukses ekziston, shpresa për mbetje në superligë ekziston prandaj mos ta lejojmë të na ik.

NJË JETË, NJË VLLAZNI. 

You Might Also Like