Futboll

Ndërron jetë ish- futbollisti i njohur

Hysen Hyseni, ish- futbollisti i njohur i gjeneratës së artë të futbollit gjilanas e më pas edhe trajner i shumë gjeneratave që kanë bërë emër në futbollin kosovar, ka ndërruar jetë këtë të marte, ka bërë të ditur familja Hyseni.

hysen

Hysen Hyseni, ishte pjesë e gjeneratës së artë të KF Crvena Zvezda nga Gjilani, ekip ky që në stinorin 1962/1963 ishte  shpallur kampion i Kosovës, ekip në të cilin Hysen Hyseni kishte luajtur bashkë me vëllain e tij, Enverin. Rrugën e vëllezërve Hyseni, e kishte ndjekur edhe vëllai i tyre më i vogël Mustafa, sikurse edhe djemtë e Hysen Hysenit.

Pos si futbollist, Hysen Hyseni është shquar edhe si trajner i njohur, ngase falë punës së tij të palodhshme me gjenerata të reja dolën shumë futbollistë të njohur që bënë emër në sportin kosovar dhe atë evropian Për disa vite, Hysen Hyseni kishte qenë edhe kryetrajner i dy klubeve gjilanase Crvena Zvezda dhe Drita.

Varrimi i të ndjerit bëhet këtë të marte në Varrezat e Qytetit në Gjilan.

You Might Also Like