Futboll

Ndërroi jetë tifozi më i vjetër i futbollit gjilanas

Ëndërr e kishte që një nga ekipet e Gjilanit, Drita apo Gjilani të bëhet kampion i Kosovës. Ëndrra e tij u bë realitet, kur Drita pas barazimit 0:0 arriti që të stoliset me titullin e kampionit. Për së gjalli arriti që në dorë të ketë edhe Kupën e Kampionit, kurse pak ditë më pas, përkatësisht në mbrëmjen e kësaj të premteje ndërroi jetë.

Fazli Fazliu që kishte kaluar të tetëdhjetat njihej si fansi më i vjetër në futbollin gjilanas. Ai ishte i rregullt në ndeshjet që Drita dhe Gjilani i zhvillonin si vendas. Në mot të mirë ulej në tribuna, në qafë mbante shallin varësisht nga ekipi që luante, Drita apo Gjilani, ngase i donte të dyja, kurse gjatë motit të ftohtë ulej në ballkonin, aty ku ulen kryesitë e klubeve e gazetarët.

Kur Drita e Gjilani luanin në mes veti, Fazli Fazliu në qafë mbante shallin e të dy ekipeve dhe ishte simbol i bashkimit të dy tifozërive.

You Might Also Like