Gjilan

Me nderime të larta u varros veterani i arsimit, mr.sc Hysen Latifi

Është varrosur sot në Gjilan, me nderime e respekt nga qytetarët e shumtë veterani i arsimit prof i Historisë Mr.sc Hysen Latifi.

Në mbledhjen komomorative për shëmbēlltyrën e veprës së prof Hysen Latifit, Prof Dr. Fehmi Rexhepi, Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës, ka thënë se prof Hysen Latifi, ishte fanar i rrugëtimit të arsimit dhe shembēlltyrë e urtësisë në punë.

” Vepra dhe puna e prof Hysen Latifit, ishte një jetë e tërë kushtuar arsimit dhe historisë kombëtare. Prof Hysen Latifi, ishte një figurë e madhe intelektuale dhe besnik i kauzës sonē kombëtate. Ai i ka shërbyer gjeneratave si një model prej intelektuali”, ka thënē prof. Dr. Fehmi Rexhepi.

Nazim Gagica, Drejtor i Arsimit në Gjilan, në emër të institucioneve komunale dhe Kryetarit Lutfi Haziri, ka thënë se Prof. Hysen Latifi, ishte pedagod që ka reflektuar iluminizëm dhe se tërē jeta e tij lidhet me rritjen e shkollës shqipe nē Gjilan e Anamoravë.

” Prof Hysen Latifi, ishte pedagog i matur, i përkushtuar dhe serioz që gjente zgjidhjet e duhura ne momente të rënda në të cilat ka kaluar shkolla shqipe”, ka thënë Gagica.

Në emēr të familjes djali i tij Luan Latifi, është shprehur se shëmbëlltyra e prindit është mirënjohje dhe përgjegjësi për brezat e familjes.

Prof Mr.sc Hysen Latifi, gjatë jetës së tij, ka punuar në vende te ndryshme edukative arsimore. Ai ishte autor i shumë librave dhe teksteve te ndryshme arsimore në fushën e historisë.

 

/xlpress.tv/

You Might Also Like