KRONIKË E ZEZË

Ndalohet një person për kontrabandë me migrantë dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve

Gjilan, 28 tetor 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin K.SH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Ekziston dyshimi i bazuar që, më 19 tetor 2019, rreth orës 21:50 minuta, në Pikën Kufitare ’’Dheu i Bardhë’’, i dyshuari K.SH., me qëllim të përfitimit pasuror, ka tentuar të kryente kontrabandë me migrantë, në atë mënyrë që i dëmtuari R.O., paraprakisht kishte kontaktuar me të dyshuarin, i cili i kishte premtuar se do t’ia organizonte udhëtimin dhe do ta dërgonte në shtetet perëndimore, përkatësisht në Belgjikë, pasi që nuk posedonte dokumente valide për këtë udhëtim, ku për të gjitha këto shërbime, i njëjti duhej të paguante shumën prej 3.500 euro, pasi që të arrinte në Belgjikë.

 

Gjithashtu, i dyshuari K.SH., pa autorizim ka poseduar substanca narkotike, ashtu që me rastin e kontrollimit nga ana e zyrtarëve doganor, në veturën e tij janë gjetur 3.6 gram substancë narkotike, e llojit ‘’Kakainë’’.

 

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të vendosë mbi masën e sigurisë së të pandehurit, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.

 

You Might Also Like