Zgjedhjet 2019

Na presin shumë sfida, por bashkë do t’i zgjidhim

Gjatë vizitës te banesat sociale, u vërejtë qartë mungesa e përkujdesjes shtetërore për këtë kategori mjaftë të ndjeshme të shoqërisë tonë. Dikush me moshë të shtyer, dikush me fëmijë të vegjël e pa punë e dikush veteran e invalid i luftës. Të gjihë të përbashkët vuajtjen e mjerimin, dhe të gjithë të përbashkët mungesën e ndihmës nga ana e institucioneve. Sami Kurteshi, në bisedë me banorët nuk ju premtoi mrekulli, por u zotua se do të jetë përkrah tyre deri në plotësimin e nevojave bazike për një jetë më të mirë për ta, dhe familjet e tyre. Ai i siguroi banorët e banesave sociale se e vetmja zgjidhje për problemet e tyre është Lëvizja VETËVENDOSJE!, programi i saj qeverisës dhe lista e kandidatëve për këshilltarë komunal.

Na presin shumë sfida, por edhe shumë suksese në rrugëtimin tonë për të bërë Gjilanin, atë që e duam!

You Might Also Like