Zgjedhjet 2019

Mustafa: Ju lus që të jemi bashkë dhe të vazhdojmë tutje

Te nderaur aktiviste e simpatizante te PDK,
Te nderuar qytetare te Gjilanit,

Ju falenderoj nga zemra per punen, sjelljen dhe angazhimin e mire qe e keni bere ne procesin zgjedhor. Ishte gare fer, ishte dinamike dhe perfundoi pa asnje incident. Respekt i pafund per ju te gjithe.
Mendja kolektive funksionon ne menyre plotesisht autonome dhe verdikti i saj ishte afersisht ky qe po e shohim.
Ishte akt i mire qe Kryetari Veseli e pranoi rezultatin dhe e paralajmeroi PDK-ne ne opozite. Burreshtetasit keshtu kane veprue perhere.
Ajo qe na pret pasiqe te çertifikohen rezultatet eshte berja e bilansit dhe analiza e thukte e rezultatit zgjedhor. Rekomandimet per rrugen qe na pret poashtu.
Ju lus qe te jemi bashke dhe te vazhdojme sepse kemi shume pune per te bere per Gjilanin e per Kosoven.
Kudo qe jemi dhe perhere, qofshim faqebardhe.

You Might Also Like