Futboll

Mustafa, Aliu dhe Dubova huazohen tek Vllaznia e Pozhoranit

Gjilan, 15 Gusht 2019-Futbollistët e dalur nga akademia e klubit të Gjilanit, Arbër Mustafa, Altin Aliu dhe Kujtim Dubova, huazohen në skuadrën nga liga e parë e Kosovës, KF Vllaznia Pozhoran.

Treshja e futbollistëve të cilët janë produkt i shkollës së futbollit të Gjilanit, do të paraqiten për skuadrën nga Pozhorani për edicionin e ardhëshëm garues në huazim një vjeçar, kësisoj duke synuar hapësira më të mëdha në ambientin e tyre të ri.

Klubi ju uron skuses futbollistëve në aventurën e tyre të re, duke ju dëshiruar paraqitje pozitive me skuadrën e tyre, në arritjen e objektivave.

You Might Also Like