Futboll

Munishi: Përjashtimi e penaltia na kushtuan shumë

Ismet Munishit, kryetrajner i Feroniklit nga Drenasi i ka ardhur mirë që ekipi i tij edhe me dhjetë lojtarë ka luajtur mirë, por i ka ardhur keq që për 40 minuta ekipi i tij është dashur të luajë me 10 lojtarë në fushë.

“Nëse reagimi i Behar Maliqit ka qenë i vërtetë, atëherë kjo është për t’u brengosur, ngase ai është zgjedhur kapiten pikërisht për t’i ndalë veprimet e tilla. Ky ishte momenti vendimtar i ndeshjes dhe pot ë mos kishte ndodhur ai rast ndeshja do të merrte një kahe krejt tjetër, sepse u penalizuam edhe me penalti”, tha Munishi që shtoi se mundën të shënojnë, sulmuan, luajtën pa rezervë, u angazhuan, por nuk ia dolën që të barazojnë.

You Might Also Like