Trashëgimi

Mulliri i Elez Elezit në Pidiç

dini Shkruan: Sherafedin Kadriu, QRTK-Gjilan

 

Mulliri ndodhet në të dalë të fshatit Pidiç, rreth 20 metra larg aksit rrugor Gjilan – Shurdhan. Lugu i tij sjell ujë nga Vrella, një burim i pashtershëm, ku ndodhet ujëvara  shumë interesante, aty pranë gërmadhave të një kishe paleokristiane. Përndryshe, mulliri punon dimër e verë sepse uji ka një temperaturë konstante, prej 20oC.

Mulliri ka vetëm dy kthina, në njërën është i vendosur guri për blojë, ndërsa tjetra përdoret nga mullisi për pushim. Është i punuar nga gurët dhe hatullat si elementë konstruktivë si dhe llaçi i baltës, i përdorur si material lidhës. Kthina e madhe ka vetëm dy dritare, ndërsa kthina e vogël ka vetëm një dritare. Megjithatë, si zakonisht, kthinat nuk janë të dritësuara mirë. Kulmin dyujës e ka të mbuluar me llamarinë.

Mulliri është duke punuar, ndërsa pronari i mullirit bluan sidomos misër, e më rrallë grurë. Ujemi është 10%. Ujemin e përdorë për ushqim kafshësh, ndërsa për blerësit e tij përdorë misrin e vet, të cilin e sit dhe e shet të gatshëm për bukë. Përndryshe, meqë mielli është shumë i mirë, ai nuk e qet në treg, ngase njerëzit shkojnë dhe e blejnë  në Pidiç.

You Might Also Like