Libri

MOTIVET E NGROHTA TË NJË POEZIE

Vargut të krijuesve nga Gryka e Karadakut, si Ibrahim Kadriut, Mirko Gashit, Shkëlzen e Avni Halimit, Emin Azemit, Nuhi Ismajlit, Fehmi Ajvazit, Selvete Abdullahut, Teuta Hazirit e të ndonjë tjetri, i bashkëngjitet tash e tutje, edhe i riu nga kjo pjesë e Kosovës, Kushtrim Ymeri.
Ai troket dhe hyn në letërsinë shqipe, me vëllimin poetik, NË DRITORET E JETËS, i cili doli këto ditë prej shtypit, nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”.
Mosha, në të cilin irradhitet pas këtyre krijuesve, është mosha e rinisë në ikje apo fillimi i shijimit të moshës së pjekurisë , kohë kjo kur ky krijues i sjell publikut, përkatësisht lexuesit librin e tij të parë.
DRITORJA e jetës së këtij poeti, një cilësim i veçantë ky, në shtatëdhjeteë e dy faqet e një libri, nis e shpërfaq botën e tij përmes një imagjinate të pasur, ku nuk mungon figurshmëria artistike dhe ku fjalët e tepërta mbesin jashtë kopertinave.
Kjo vërehet, cikël pas cikli po, edhe poezi pas poezie, ku motivet e ngrohta lidhin sicilin varg e secilën poezi, sikur rruzat, në një pe, pashkëputshëm, fillim e mbarim.
Të katër ndarjet ciklike të këtij libri, kanë si strumbullar vetëm një motiv, dashurinë dhe ate, dashurinë për njeriun e zemrës dhe, dashurinë për dheun e lindjes, vendlindejn, përkatësisht Kosovën, që është as më pak e as më shumë pos, atdheu i poetit.
Ky motiv i ngrohtë, është sa poetik, aq edhe njerëzor, qoftë kur komunikon përmes gjuhës poetike me të dashurën në vendlindje, qoftë kur të dashurës i përkushtohet nga dheu i huaj apo dhe kur bashkërisht bëjnë një jetë larg vendlindjes, duke u përballur me të gjitha sfidat e jetës, përfshirë këtu edhe sfidat me të cilat karakterizohet vetë dashuria, si një nga ndjenjat më të veçanta të njeriut.
Dashuria është pushtuese edhe në ciklin e fundit ku dashuria e poetit tashmë shndërrohet në atdhedashuri, përmes disa figurave emblematike të kombit, që u flijuan në emër të kësaj dashurie për një jetë më të mirë të gjithë atyre që e gëzojnë së jetuari këtë vend, tash dhe në brezat që vijnë.
NISUR nga gjithë kjo që u tha në vija të trasha natyrisht, Kushtrim Ymeri si poet dhe libri i tij si vëllim poetik paralajmërojnë një krijues që ka për synim ta thellojë kërkimin poetik duke shpërpushë nëpër Pyllin e dendur të Parnasit pas muzës së tij, për t’ia dhuruar pastaj lexuesit bukurinë e fshehur të fjalës, atë bukuri që ky pet e mbajti të mbyllur për plot 27 vite…
Shih për këtë, s’kishim se si t’mos e botonim këtë libër, të cilin solemnisht po e nxjerrim në publik, sepse është interese i tij dhe i vetë letërsisë …

You Might Also Like