ARSIMI

Mosveprimi me kohë i koalicionit qeverisës dëmtoi nxënësit dhe studentët

Ismajl Kurteshi

Greva përfundoi, 450 mijë shkollar të Kosovës i humbën tri javë mësim
Sot me 01 shkurt 2019 u arrit marrëveshja për ndërprerjen e grevës së punëtorëve të arsimit që kishte filluar me 14 janar 2019. Me 11 janar iu drejtova me një letër Ministrit të arsimit z. Shyqëri Bytyqi dhe Kryetarit të SBASHK-ut që ta gjejnë zgjidhjen para 14 janarit, ditës kur duhej të fillonte greva. Në vazhdim është letra e 11 janarit:
Greva e mësimdhënësve
Sakrifikoni vikendin, evitoni sakrifikimin e nxënësve të pafajshëm.
Të gjithë në Kosovë janë të vetëdijshëm se greva e mësimdhënësve ju sjell dëme të pariparueshme nxënësve të pafajshëm.
SBASHKU ka marr vendim që të futen në grevë të përgjithshme, të gjithë punëtorët e arsimit, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
MASHT-i ka deklaruar se të hënën, me 14 janar do të organizoj takime me Komisionin Parlamentar të Administratës, SBASHK-un dhe faktor të tjerë që mund të kontribuojnë në arritjen e marrëveshjes me Sindikatën e arsimit.
Qeveria edhe SBASHK-u deshën apo nuk deshën janë të obliguar ta arrijnë një marrëveshje. Nëse është kështu, atëherë është krejt e pakuptimtë pse po presin të fillon greva e pastaj të takohen?
Kjo sjellje komode e palëve që mund ta evitojnë grevën është e papranueshme.
Pse ata nuk po takohen gjatë vikendit?
Si nuk po e kuptojnë të lartpërmendurit se edhe vonesa e zgjidhjes së problemit është faj që sanksionohet.
A nuk po e kuptojnë se kjo është situatë e jashtëzakonshme, se në situata të tilla duhet t’i sakrifikojmë vikendet, për të mos i sakrifikuar nxënësit e pafajshëm.
Ismajl Kurteshi
Qeveria si shumica e qytetarëve qytetarët të Kosovës ndonëse e pranonte se koeficienti i paraparë për mësimdhënësit nuk ishte ai që duhej të ishte, ajo arsyetohej se nuk ka buxhet për rritjen e koeficientit të mësimdhënësve. U dashtë të mbyllen shkollat tri jave që Qeveria t’i gjej parat e nevojshme për t’i dhënë fund grevës. Greva i dëmtoj 450 mijë nxënës e student të Kosovës, për shkak të mos veprimit me kohë të koalicionet qeverisës.
Për dëmin e shkaktuar, adresa e përgjegjësve dihet, koalicionit qeverisës që sot e arriti marrëveshjen, duhet të vihet para përgjegjësisë. Nxënësve dhe studentëve ju uroj punë të mbar në semestrin pranveror.
Ismajl Kurteshi, 01. 02. 2019

You Might Also Like