Futboll

Morina: Ndeshja u desh të përfundoj me rezultat më të thellë

Arbnor Morina, kryetrajneri i Gjilanit, është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij, por mendon se ndeshja është dashur të përfundojë me rezultat më të thellë.

“Dominuam në pjesën e parë dhe të dytë, por gabimi që e bëmë në pjesën e dytë më ka irituar shumë, ngase ndodhi në momentet kur ne po mbizotëronim. Ky gabim nuk ka guxuar të ndodhë, por ja që ndodhi. I uroj lojtarët për lojë e për angazhim, mirëpo duhet punuar që të mos na ndodhin gabime të tilla, ngase kundërshtari po të dënon në mënyrën më të vrazhdë”, ka thënë Morina./Kryekajmi/.

You Might Also Like