Futboll

Morina: Atë që e bëmë në fushë ka qenë mjeshtërore

Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit, pas derbit me Dritën, ka thënë se është i kënaqur me lojën e ekipit të tij.

“Lojën e koncipuam mirë, luajtëm mirë e patëm raste të shumta, kurse pësuam nga gjuajtja e lirë, që besoj se ka qenë një gjuajtje mjeshtërore.  Edhe ne atë që e bëmë atë në fushë ka qenë mjeshtërore”, ka thënë Arbnor Morina, që ka shtuar se para gjuajtjes së Shabanit ia kishte ia kishte tërhequr vërejtjen lojtarit që mos t’i rrije larg lojtarit. Morina, ka thënë se ekipi i tij pati raste për të fituar ndeshjen, por në fund ka dhënë një bravo të madhe për lojtarët e tij, që për mrekulli luajtën deri në fund.

You Might Also Like