KRONIKË E ZEZË

Mjekut që mori ryshfet 30 euro, gjashtë muaj burgim

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallë Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E. E. në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj burgim dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej një (1) viti, nga dita kur aktgjykimi të marr formën e prerë.

I akuzuari E. E., me datë 22.05.2012 në cilësinë e mjekut në Spitalin Regjional në Gjilan ka kërkuar dhe pranuar të holla në shumën prej 30 euro nga e dëmtuara L. H. për lëshimin e tre raporteve specialistike.

Me këto veprime i akuzuari E. E. ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, neni 343 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK).

I akuzuari është gjykuar për këtë vepër edhe vite më parë, mirëpo Gjykata e Apelit ka rikthyer lëndën në rigjykim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

You Might Also Like