Futboll

Mezani: Përkundër shumë mungesave, luajtëm mirë

Gjilani u përball me shumë mungesa, por lojtarët që u aktivizuan mirë i mbuluan zbraztitë, andaj gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit u shprej shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve tij.

“Kemi patur shumë dëmtime edhe para kësaj ndeshje, ndërkohë sot për faj të terrenit na janë dëmtuar edhe tre futbollistët të tjerë. Normalisht se na shqetëson gjendja e lojtarëve, por ne do të marrim ndeshjet një nga një dhe do të shohim para”, deklaroi Mezani.

Gjilani me 30 pikë tashmë kryeson renditjen tabelare në Superligë.

Në kuadër të javës së 15-të, Gjilani e pret në shtëpi Drenicën.

You Might Also Like