Futboll

Mezani: Nuk jemi duke parë renditjen tabelare, po merremi me ndeshjet tona

“Nuk jemi duke parë renditjen tabelare, po merremi me ndeshjet tona, sepse kjo është filozofia ime të marrim ndeshjet një nga një, pasi që secila ndeshje dallon nga ndeshjet tjera. Sot nuk bëmë një lojë të bukur, por luajtëm për të fituar”, deklaroi Mezani për “Super Sport Kosova”.

43 vjeçari njëherit e vlerësoi si njërën ndër ndeshjet më të vështira këtë edicion përballë FC Ballkanit.

“Pa dyshim kjo ishte ndeshja më e vështirë deri më tani dhe kemi marrë gjitha masat që mos të gabojmë, sidomos të mbulojmë mirë repartin e tyre sulmues që ka shumë cilësi. Kemi fituar një ndeshje të vështirë dhe unë jam i kënaqur për këtë gjë”, deklaroi ai.

Krejt në fund tekniku i klubit gjilanas foli edhe për objektivin e këtij sezoni.

“Është shumë normale që tifozët, drejtuesit e klubit, por edhe stafi teknik të pret diçka më tepër nga ky edicion. Madje edhe vetë futbollistët janë të vetëdishëm për investimet që janë bërë këtu. Por, primare kemi daljen në Evropë dhe më pas mbetet të shihet”, përfundoi Mezani.

You Might Also Like