Futboll

Mezani: Në bazë të zhvillimeve jam i kënaqur me rezultat

“Prej se kam ardhur këtu, kam parë një tifozeri që më ka kërkuar të fitojë ndeshjen me Dritën. E kam kuptuar rëndësinë e ndeshjes. Normalisht të jep emocione kur ke të dyja tifozeritë kur bëjnë një performancë të tillë. Uroj të mbushen sa më shumë stadiumet në Kosovë dhe Shqipëri ashtu si sonte”, tha Mezani për SuperSport.

“Jam i kënaqur me lojën, pasi luajtëm gati 40 minuta pa një lojtarë kundër një skuadre me cilësi. Bëmë një lojë të mirë në fazën defensive. U pa një dëshirë e madhe nga lojtarët dhe një karakter i madh. E vështirë pastaj dhe pjesa e dytë ishte një skenar edhe pse 10 me 10, skuadra u lodh në pjesën e parë dhe vështirë të gjendet forca për të goditur. Jam i kënaqur me një pikë dhe duhet t’i gëzohemi barazimit”, shtoi ai.

You Might Also Like