Futboll

Mezani: Jam i kënaqur me këtë fitore

Tekniku i gjilanasve vlerësoi paraqitjen e futbollistëve të tij përballë FC Vushtrrisë së papërshtatshme që vjen nga fundi i tabelës.

“Kemi analizuar ekipin e Vushtrisë përpara ndeshjes dhe kemi ditur që kemi të bëjmë me një ekip cilësore pavarësisht pozitës në të cilën ndodhet. Ekipi kundërshtarë la pak hapsira në fushën e lojës, por ne shfrytëzuam rastet që kishim dhe me meritë e fituam ndeshjen. Mund të them që jam i kënaqur me këtë fitore”,deklaroi pas ndeshjes Mezani për “Super Sport Kosova”.

Shefi i shtabit teknik gjithashtu foli edhe për leksionin që futbollistët e tij e morën nga disfata e javës së parë përballë Trepçës ’89 (4-1), teksa synon që ti përsëris rezultatet pozitive.

“Mobilizimi është maksimal pas leksionit që morëm në javën e parë. Lojtarët tashmë e njohin më mirë njëri tjetrin dhe kampionatin gjithashtu. Shpresojmë që të vazhdojmë me rezultate të tilla”, deklaroi Mezani.

You Might Also Like