Viti

Mbillet me fidane vendi i quajtur “Zhari” në Beguncë të Vitisë

Në komunën e Vitisë përkatësisht në malin e afërm të fshatit Beguncë ka filluar pyllzime me fidane të reja të pishës.Ky pyllzim do të bëhet falë një bashkëpunimi të Komunës së Vitisë me Agjensionin Pyjor të Kosovës.Akcioni ka nisë në fshatin Beguncë të Vitisë, konkretisht në vendin e quajtur “Zhari”.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kanë

vizituar punimet që po bëhen në pyllëzimin e kësaj sipërfaqe.

Drejtori Ademi bëri me dije se në këtë pjesë do të bëhet pyllëzimi i një sipërfaqe prej 2 hektarësh dhe shtoj se gjysma e saj do të mbillet gjatë këtij viti kurse gjysma tjetër në pranverë të vitit vijues. Përndryshe punëtorët të cilët janë të angazhuar në mbjelljen e fidanëve janë financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.Aziz Zuka

You Might Also Like