Trashëgimi

Mbetjet e kishave dëshmi e lashtësisë

artondini

Shkruajnë: Arton Hoxha dhe Sherafedin Kadriu, Qendra Rajonale për Tashigimi Kulturore – Gjilan

 

Mbetjet e Kishës  së Rezhancës

Në fshatin Rezhancë ndodhet kisha e këtij fshati. Në bazën e kishës vërehet një gropë rreth 7×4 m. Muret nuk duken, ato mund të zbulohen tek pas gërmimeve arkeologjike.  Aty-këtu gjenden fragmente qeramike. Për pozitën që ka, mund të konstatohet se kisha kishte një pronë të konsiderueshme, në të cilën ndodhej edhe kroi. Rreth kroit janë rritur plepa dhe shelgje që paraqesin një panoramë të bukur të kishës së fshatit. Fshati Rezhancë është një vendbanim i hershëm, ndërsa veprimtari i kësaj ane, Shaban Çupi, beson se emrin e ka marrë nga fjala rezhdë, që sipas FGJSSH, – rezhda është një lloj bime me theka, e cila rritet në rajonin e Hanit të Elezit.

 

Mbetjet e Kishës së Seçishtes

 

Në fshatin Seçishtë, më saktë në perëndim të fshatit, në një kodër në të djathtë të rrugës që shpie për Krevenik, ndodhen rrënojat e një kishë. Veç, gurëve, fragmenteve të qeramikës dhe të ndonjë qypi,  vërehet edhe baza e kishës, që megjithatë mbulohet nga shkurret. Kishën e këtij fshati e shoqërojnë toponime të krishtera, si Lëdina e Kishës në perëndim dhe Lugi Kallogjerit në veri.

 

You Might Also Like