Zgjedhjet 2019

Mbështetje institucionale për Qendrën “Liria”

Sot, na priti në takim drejtoresha e Qendrës për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria” në Gjilan, znj. Nazife Jonuzi, nga e cila u njoftuam mbi problemet e vazhdueshme që po e përcjellin këtë Qendër, mungesën e ndihmës dhe përkrahjes institucionale. Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i kryesuar nga kryetari I ardhshëm i Gjilanit Sami Kurteshi, bashkë me deputeten Besa Baftiun e kandidatët për këshilltarë komunal nga LV, u zotua për mbështetje institucionale të kësaj Qendre mjaftë të rëndësishme në Gjilan.

You Might Also Like