Gjilan

Mashtrojnë në emër të familjeve të varfëra


Njësiti sektoriale policor  nga stacioni policor i Gjilanit gjatë patrullimit kanë takuar tri të dyshuara femra shtetase të Kosovës të cilat mblidhnin para nga qytetarët nëpër rrugë në qendër të qytetit të Gjilanit në emër të OJQ “Giving Hope”  me seli në Prishtinë në emër të ndihmave humanitare. Sipas tyre ato janë të punësuara me dokumente të rregullta dhe me pagë fikse, por me kërkesë të Policisë së Kosovës ato nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë dokumente valide se janë të punësuara dhe se kanë kontratë valide nga punëdhënësi i supozuar. Gjatë verifikimit në ATK figuron se organizata në fjalë nuk ëshë tatimpaguese dhe se te gjitha aktivitetet i ka të deklaruara zero. Të dyshuarat fillimisht janë arrestuar nga Policia dhe më pastaj janë intervistuar, të gjitha dëshmitë tregoj fakte të qëndrueshme se veprimtaria e tyre është ilegale. Është njoftuar Prokurori, dhe rasti procedohet në njësinë e hetimeve.

Policia e Kosovës apelon qytetarët që të mos bien pre e matrapazëve dhe përfituesve duke u dhënë para këtyre personave, para që kurrë nuk kanë qenë të dedikuara dhe nuk janë shfrytëzuar për qëllime humanitare, andaj në as një mënyrë të mos lejohet që tu epen para, por në rast se hasen këta persona të lajmërohen stacionet e afërta të policisë së Kosovës apo edhe të thirret Policia e Kosovës në numrin 192, numër që është në dispozicion njëzet e katër orë dhe është pa pengesë.

You Might Also Like